Zjarr shpërtheu në fshatrat e Shkupit Rakotinci dhe Kuçkovë

52

Shkup, 5 gusht – Zjarri i përfshiu fshatrat e Shkupit, Rakotinci dhe Kuçovë, konfirmaun për MIA-n nga Qendra për menaxhim me kriza.

Për zjarret janë informuar pjesëtarët e Brigadës territoriale të zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit. Aktualisht po bixsedohet për shkyçjen e energjisë elektrike me EVN-në me qëllim të mos shkatohet shkëndija shtesë dhe përhapje nga zjarri.

Nga QMK thonë se zjarri nga Rakotinci po lëviz drejt Sopishtes.

Një postën elektreonike të MIA-s ka arritur edhe një letër e nënshkruar nga disa banorë të fshatit Kuçkovë, në të cilën theksohet se zjarri e ka përfshirë fshatin dhe apelojnë që të zgjidhet problemi me ujin.

“Mediume të nderuara ju jeni shpëtimi jonë, NDIHMONI! Komuna nuk paraqitet në thirrjet tona. Jemi pa asnjë pike ujë, nëse përhapet zjarri do të digjemi! Në fshat jetojmë vetëm njerëz më të vjetër, nëse na kaplon zjarri vështirë që do të mund të shpoëtojmë diçka”, theksohet në letër.