Shkup, 22 gusht – Zjarr ka shpërthyer sot pasdite në pyllin e fshatit Varvara në komunën e Studeniçanit në rrethinën e Shkupit, në drejtim të fshatit Dobri Doll, deklaroi komandanti i Brigadës Zjarrfikëse Territoriale i Qytetit të Shkupit, Vladimir Simonovski.
Përmendi se në orën 17 i kanë informuar për zjarrin banorët e fshatit dhe se tre automjete me tetë zjarrfikës janë në terren.
“Zjarri është nën kontroll dhe nuk mund të zgjerohet drejtë shtëpive dhe vilave. Zjarrfikësit vazhdojnë me shuarjen e e zjarrit”, shtoi Simonovski