Athinë, 23 korrik– Zjarr pyjor ka shpërthyer në Komunën e Rafinës në pjesën lindore të rajonit Atika, në afërsi të lagjeve ku saktë para një viti në zjarret katastrofale jetën e kanë humbur 102 persona.
Nga Shërbimi Zjarrfikës së Greqisë, bëjnë të ditur se në shuarjen e zjarrit marrin pjesë 47 zjarrfikës me 20 automjete, dy ekipe këmbësorie, dy ekipe speciale, dy aeroplanë dhe tre helikopterë.
Sekretari i përgjithshëm i Mbrojtjes Civile urgjentisht ka është nisur për në Rafinë.
Paralelisht është aktiv edhe një zjarr pyjor gjithashtu në pjesën lindore të rajonit Atika. Atje intervenojnë 13 zjarrfikës me pesë automjete, një aeroplan dhe një helikopter.(koha.mk)