Zjarr shpërtheu në mëngjes në objektin e Super Tineksit, që gjendet në bulevardin “Boris Trajkovski” në Kisella Vodë. Sipas informatave nga Brigada zjarrfikëse, zjarri ka shpërthyer në hapësirën afariste në Super Tineks. Ka vetëm dëm material. Zjarri u lokalizua pasi intervenuan tre automjete zjarrfikëse.