Strugë, 19 prill – Policia e Strugës njofton se në zjarrin që shpërtheu dje në qytetin e Strugës në shtëpinë e një 69 vjeçari dy gra kanë marr lëndime dhe kanë përfunduar në Spital. 63 vjeçarja si rezultat i lëndimeve serioze është transferuar në Klinikën e Shkupit ndërsa gruaja tjetër në Spitalin e Strugës njofton policia e Strugës. Njësiti Zjarrfikës i Strugës ka arritur të lokalizojë dje zjarrin në një shtëpi në qytetin e Strugës në afërsi të Hotel Drinit. Ndërkohë falë ndërhyrjes zjarrit nuk u lejua të shpërndahet në objektet përreth. Akoma nuk duhen arsyet e se si erdhi deri te zjarri.