Shkup, 1 nëntor – Aspiratori i përfshirë nga flaka është arsyeja për zjarrin në Spitalin për Sëmundje të Fëmijëve në Kozle nga i cili u përfshi një pjesë e konstruksionit të çatisë. Zjarri është shuar ndërsa janë shkaktuar dëme materiale. Nuk ka të lënduar sepse pacientët në kohë janë evakuuar.
Nga Brigada Zjarrfikëse Territoriale e Qytetit të Shkupit informuan se kanë intervenuar me dy automjete dhe pesë zjarrfikës.
Zjarri është paraqitur në orën 09:15, ndërsa është shuar rreth orës 12.