Shkup, 30 dhjetor – Një zjarr shpërtheu sonte vonë në Spitalin e Përgjithshëm ‘8 shtatori’ të qytetit të Shkupit, transmeton gazeta KOHA.
Sipas informacioneve nga tereni zjarri ka ndodhur në njërën prej zyrave. Sipas informacionit paraprak nuk ka pasur të lënduar, vetëm janë shkaktuar dëme materiale.(koha.mk)