Shkup, 25 maj – Dy baraka në rrugën “Zendel Xhamail” janë djegur mbrëmë. Në zjarr nuk ka të lënduar, është shkaktuar vetëm dëm material. “Një barakë është pronë e Gj.V. (49) dhe ajo është djegur tërësisht, ndërsa e dyta është pronë e E.A. (28), e cila është djegur pjesërisht. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa nga ana e Brigadës për mbrojtje kundër zjarreve, zjarri është shuar. Kontroll do të kryhet gjatë ditës së sotme”, kumtoi MPB. Rasti herët në mëngjes, në orën 3:42, në NJIK Shkup e ka paraqitur kujdestari nga Brigada për mbrojtje kundër-zjarreve.