Karleusha e Madhe, 1 qershor – Të paktën 29 persona janë lënduar në zjarrin që mëngjesin e sotëm në ora 6 e 30 shpërtheu në qendrën e përkohshme të pranimit për disa qindra emigrantë në Karleushën e Madhe, në veriperëndim të Bosnjë e Hercegovinës.
Siç transmetojnë mediat lokale, në vend ka numër të madh të zjarrfikësve, ndërsa disa nga të lënduarit ja[ dërguar në spital në Karleushë të Madhe, ndërsa disa janë nisur drejt spitalit kantonal në Bihaq.
Sipas informacioneve të para, shkaku për zjarrin, i cili është lokalizuar, është pakujdesia njerëzore.