Zjarr në një xhami në Kaliforni, lihet porosi për sulmet në Zelandë të Re

Uashington, 25 mars – Në një xhami në Kaliforninë jugore është gjetur porosi lidhur me sulmin e paradokohshëm terrorist në Zelandë të Re, kumtoi mbrëmë policia amerikane.

Në zjarrin, për të cilin ekziston dyshim se është vendosur qëllimisht, askush nuk është lënduar, ndërsa pjesëtarët e Qendrës Islamike Eskondido kanë arritur ta shuajnë zjarrin para se të vijnë zjarrfikësit.

Xhamia është vendosur 48 kilometra në veri të San Diegos.

Hetimi heton nëse incidenti i kryer nga urrejtja dhe nëse është vendosur qëllimisht.

Policia nuk e ka zbuluar përmbajtjen e porosisë së gjetur.

Në sulmet terroriste mbi dy xhamitë në Krajstçërç në Zelandë të Re kanë humbur jetën 50 persona.