Të dielën në ora 06:45, në Njësinë e Policisë në Tearcë është raportuar se në një shtëpi në pronësi të B.H.(35) në Orasha e Tetovës ka shpërthyer zjarri, me ç’rast është djegur koplet çatia. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar plotësisht nga Njësiti Territorial Zjarrfikës Tetovë. Është kryer kontrolli në vendngjarje.