Në një restorant në rrugën “Pavel Shatev” në Shkup mbrëmë shpërtheu zjarr në të cilin nuk ka të lënduar, por është shkaktuar dëm material. Policia sot njoftoi se zjarri ka shpërthyer rreth orës 02:15 në një restorant në G.I nga Shkupi me ç’rast janë djegur kompjuteri, arka fiskale, banaku, frigoriferi dhe sende të tjera. Zjarri është lokalizuar nga ekipi i Brigadës së mbrojtjes zjarrfikëse dhe ndërmerren masa për konfirmimin e shkaqeve.