Nju-Delhi, 6 gusht – Gjashtë persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetë janë lënduar në zjarrin në një ndërtesën katërkatëshe të banuar në kryeqendrën indiane Nju-Delhi.
Në shuarjen e zjarrit, i cili ka shpërthyer në orën dy pas mesnate, kanë marrë pjesë tetë automjete zjarrfikëse. Tash për tash nuk dihen shkaqet për zjarrvënien.
Zjarret janë dukuri e zakonshme në ndërtesat në Indi, sepse investitorët pothuajse fare nuk i respektojnë ligjet dhe normat e sigurisë.
Në shkurt të këtij viti, 17 persona kanë humbur jetën në një zjarr në një hotel në Nju-Delhi, i cili kishte shpërthyer në një kuzhinë ilegalisht të ndërtuar në çatinë e një ndërtese gjashtëkatëshe.