Shkup, 6 maj – Një zjarr ka shpërthyer në bodrumin e një ndërtese shumëkatëshe në rrugën “Vladimir Komarov” në Aerodrom, raporton MIA.
Në vendin e ngjarjes ndodhen gjashtë automjete zjarrfikëse, ndërsa policia e ka ndërprerë komunikacionin në rrugë.
Zjarrfikësit po tentojnë ta shuajnë zjarrin në hapësirat e bodrumit prej ku po del tymi.
Qytetarët e ndërtesës dhe ndërtesave përreth kanë dalë jashtë.
Nga policia kumtojnë se zjarri është denoncuar rreth orës 14:10 minuta dhe se akoma nuk i dinë shkaqet për zjarrin.