Moskë, 27 korrik – Rreth 850 persona sot u evakuuan për shkak një zjarri në një burg për femra në juglindje të Moskës, publikoi udhëheqësia e burgut rus, pa dhënë më shumë informacione.
“Rreth 850 persona janë evakuuar”, thuhet në kumtesën e burgut.
Zëdhënësi i administratës së burgut deklaroi se të burgosurit janë transferuar në ndërtesë tjetër në qendër.
Zjarri ka shpërthyer në orën 16:20 sipas kohës lokale, ndërsa një burim anonim i sigurisë ka konfirmuar se zjarri ka shpërthyer në furrën e kësaj ndërtese.