Zjarr në një banesë në Tiranë/Policia jep sqarime: Ra rreth orës 23:00. U evakuuan banorët

23

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në një banesë në Tiranë, fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Policia bën me dije se zjarri ka rënë rreth orës 23:00, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje dhe po bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Njoftimi:

Me datë 21.01.2020, rreth orës 23:00, në rrugën “Mikel Maruli”, ka rënë zjarr në një banesë, ku ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve dhe nuk ka rrezik për ta. Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje dhe po bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Vijon puna me grupin hetimor për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.