Në një banesë në qendrën e re të Kavadarit natën e kaluar rreth mesnatës shpërtheu një zjarr, në të cilin nuk ka persona të lënduar. Komandanti i Njësisë Territoriale Zjarrfikëse nga Kavadari, Ilço Bogevski sot në mëngjes informoi se ka intervenuar me dy automjete zjarrfikëse dhe tre zjarrfikës. “Patëm sukses që të mos lejojmë zjarri të përhapet edhe në banesat e tjera nga ndërtesa kolektive”, tha ai. Apelon që të kihet kujdes që në një prizë të mos vendosen disa aparate elektrike në të njëjtën kohë. Në mënyrë shtesë do të bëhen të ditura arsyet e zjarrit dhe vlera e dëmit material në banesë.