Në malin e Bellasicës nga ana e Vallandovës sot shpërtheu zjarr. Stihia e zjarrit po përhapet ngadalë drejt pjesës së malit që graviton drejt Strumicës.
Sipas informatave nga NJTZ Strumicë, zjarr ka mbi fshatin Dorllombos, në afërsi të përkujtimores së pesë studentëve të vrarë të Strumicës.
Në vendin e zjarrit ndodhen ekipet e Ekonomisë pyjore “Bellasica” nga Strumica, të cilët e kontrollojnë zjarrin. Në vendin e zjarrit nuk ka zjarrfikës.
Sot pasdite, zjarfrikësit e Strumicës kanë shuar zjarr në afërsi të fshatit Vodoça. Me intervenim të shpejtë zjarri është shuar deh nuk është lejuar t’u afrohet objekteve banesore dhe afariste.