Zjarr në malin Bellasicë, mbi fshatin Gabrovë

11

Strumicë, 5 nëntor – Prej mbrëmë në malin Bellasicë po digjen drunj të pishës dhe ahut mbi fshatin Gabrovë, kanë bërë të ditur nga Ekonomia e Pyjeve “Bellasicë” nga Strumica. Sipas Nikolla Ristovit, shef i mbrojtjes së pyjeve pranë Ekonomisë së Pyjeve “Bellasicë” nga Strumica, në vendin e zjarrit janë dërguar 12 të punësuar të cilët tentojnë të vënë zjarrin në kontroll. Ai ka shtuar se zjarret janë shpeshtuar pasi ka filluar gjuetia. Ka apeluar deri te të gjithë që lëvizin nëpër pyje, veçmas gjuetarët të sillen me kujdes dhe të mos ndezin zjarr në hapësira të hapura.

Comments are closed.