Një mal afër palzhit në Shëngjin është përfshirë nga flakët, ku menjëherë policia dhe zjarrëfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes.
Në një fotografi të siguarar nga Gazeta Metro shihet zjarri masiv ka përfshirë malin me pisha në afërsi të portit të Shëngjinit, në Lezhë.
Zjarrfikëset janë në vendngjarje, por për shkak të terrenit të vështirë malor, po hasen probleme në izolimin e vatrës së zjarrit. Për këtë arsye, zjarrfikësve po u vijnë në ndihmë edhe forcat e ushtrisë.