Mbeturina hekuri para riciklimit janë djegur mbrëmë në fabrikën “Makstil” në Shkup me çka ka intervenuar Brigada Territoriale Zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit me nëntë automjete dhe 21 zjarrfikës. Për shkak të temperaturës së lartë dhe tymit të dendur të cilat u shkaktuan nga zjarri, ishin kërkuar shtesë tre cisterna ujë nga Higjiena Komunale, tre cisterna nga Ujësjellësi dhe një automjet zjarrfikës nga rafineria “OKTA”. Komandanti i Brigadës Territoriale Zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit, Zvonko Tomeski për MIA-n deklaroi se nga zjarri janë kapluar rreth 500 kub metër hekur i magazinuar dhe se ende punohet në terren. “Temperatura është zvogëluar dhe fillohet të punohet në tërheqjen fizike të materialit dhe rishuarjen e tij”, deklaroi Tomevski.