Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim dhe njësia e specializuar e aviacionit pranë DMSH-së, intervenuan në shuarjen e zjarrit në Krushevë.
Nga DMSH informojnë se edhe sot ka zjarre aktive nëpër vend. Apelojnë për sjellje adekuate të popullatës dhe respektim ndaj ndalesës për lëvizje në pyje dhe rajone pyjore me qëllim të parandalimit të zjarreve në to, si dhe përfshirje aktive të të gjitha institucioneve si në nivel lokal, ashtu edhe në qendror në mbrojtje të pyjeve dhe resurseve natyrore të vendit tonë.(koha.mk)