Zjarr në hyrje të sheshit të Parlamentit, hidhet gaz lotsjellës ndaj protestuesve

83

Një zjarr shpërtheu në hyrje të sheshit parlamentar sot në qendër të Bejrutit, ndërsa qindra demonstrues të zemëruar antiqeveritarë u përpoqën të shpërthejnë në zonën e rrethuar.

Sipas Reuters, pamjet tregojnë gjithashtu se policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Protestuesit depërtuan në zyrat e Ministrisë së Transportit dhe Akomodimit.

Qytetarët e pakënaqur po protestojnë kundër reagimit të qeverisë për shpërthimin katastrofik që ndodhi në portin e Bejrut javën e kaluar, kur të paktën 150 njerëz humbën jetën dhe mijëra të tjerë u plagosën.

Comments are closed.