Zjarr në burgun e Idrizovës

Shkup, 11 shkurt – Një zjarr është shkaktuar gjatë orëve të hershme të mëngjesit në burgun e Idrizovës, transmeton koha.mk

Siç kanë informuar nga brigada e zjarrfikësve, zjarri është paraqitur pas orës 4 të mëngjesit të sotëm. Zjarrfikësit kanë informuar se zjarri është kapluar në pullaz. Për shuarjen e zjarrit është intervenuar me një makinë dhe katër zjarrfikës.

Dëmi i shkaktuar është vlerësuar rreth 15.000 denarë, ndërsa situata është vënë nën kontroll pas rreth një ore, kanë informuar nga brigada e zjarrfikësve.