Në avionin qeveritar në Japoni në të cilin kryeministri japonez Shinxo Abe sot ka udhëtuar në Tajland ka shpërthyer zjarr i cili është shuar për një kohë të shkurtë, kanë njoftuar autoritetet.
Zjarri ka përfshirë pjesën e prapme të avionit “Boing 777-300- ER”, derisa anëtarët e ekuipazhit e kanë përgatitur ushqimin gjatë kohës së fluturimit dhe menjëherë e kanë shuar, transmeton Agjencia japoneze Kjodo.
Siç theksohet, asnjëri nuk është lënduar dhe nuk është ndryshuar plani i fluturimit.
Ky avion në prill e ka zëvendësuar “Bonig 747” që deri atëherë e ka përdorë Qeveria e Japonisë.