Zjarr masiv në kryeqytetin e Bangladeshit, digjen 15 mijë banesa

Një zjarr masiv ka përfshirë kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka, duke lënë 50,000 njerëz të pastrehë.

Rreth 15,000 shtëpi u shkatërruan në lagjet e Chalantika.

Shumë shtëpi kishin çati plastike, të cilat ndihmuan që flakët të përhapen.

Nuk është raportuar për vdekje, megjithëse shumë njerëz kanë mbetur të plagosur.

Shumica e banorëve ishin duke marrë pjesë në festivalin mysliman të Bajramit-Adha.

Nuk ka ende asnjë fjalë për shkakun e zjarrit.

Po zhvillohet një hetim. Zjarrfikësve u deshën më shumë se gjashtë orë për të shuar flakët.

Qeveria thotë se do të ndihmojë mijëra njerëz që tani janë pa strehë.

Në Dhaka u vranë gjashtë shkurtit rreth 80 njerëz prej zjarrit, kurse  nëntë vdiqën në një zjarr tjetër në një lagje të varfër në qytetin bregdetar të Chittagong.