Një vogëlush është djegur i gjallë në banesën e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës në rrugën Adolphus, në juglindje të Londrës.
Sipas mediave britanike të cilat citojnë policinë dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Trupi i 7- vjeçarit është nxjerrë nga ekipet e shpëtimit të zjarrfikësve.
Dy gra janë hedhur nga dritaret e banesës së tyre sapo kanë parë flakët e zjarrit dhe janë dërguar në spital, pasi janë lënduar, raporton “Metro”. Lidhur me ngjarjen tragjike ka nisur një hetim, për të zbuluar shkaqet e tij dhe persona e përfshirë.