Madrid, 14 prill – Një zjarr i madh shpërtheu në qytetin Sesena , në afërsi të Madridit. Incidenti ka ndodhur vonë pasdite në një zonë industriale.
Zjarri ka përfshirë të paktën katër ndërtesa në pronësi të kompanisë së madhe ndërkombëtare të transportit të mallrave. Zjarri është zgjeruar në pjesën më të madhe të rajonit, i cili shtrohet në një sipërfaqe prej 52 mijë metër katror.
Është shkaktuar dëm material serioz, përfshirë edhe çati të rrëzuara. Tani për tani nuk ka të dhëna për të vdekur të mundshëm dhe persona të lënduar.