Vijon zjarri në hyrje të qytezës turistike të Ksamilit, ku është përfshirë nga flakët një pjesë e konsiderueshme e malit, që ndodhet shumë pranë zonave të banuara.
Flakët janë përhapur masivisht, ndërkohë që era ndihmon në përhapjen e flakëve me shpejtësi, duke shkrumbuar zonën me shkurre.
Ndërkohë, paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm.
Edhe gjatë vitit të kaluar, por edhe këtë vit në të njëjtin vend ka pasur vatra zjarri, të cilat janë të qëllimshme.