Strugë, 25 mars – Një sipërfaqe e madhe e barit të thatë dhe kallameve është përfshirë nga zjarri që pasdite shpërtheu në hyrje të Strugës në hotelin “Apolonia”, deri te qarkorja te “Evrohotel”.
Zjarri, siç informon zëvendëskomandanti i Njësisë Territoriale të zjarrfikësve Riste Talevski, është lokalizuar dhe ekipet e tij punojnë në shuarjen e tërësishme.
“Ekipet e Njësisë Territoriale të zjarrfikësve Strugë janë në terren me katër automjete dhe 10 zjarrfikës. Zjarrin e lokalizuam dhe punojmë në likuidimin e tërësishëm”, deklaroi Talevski për MIA-n.
Ka ekzistuar rrezik që zjarri të përhapet dhe të përfshihen objektet, si dhe pompa e benzinës, e cila gjendet në këtë pjesë.
“Kjo është edhe një dëshmi se pandërgjegjshmëria te qytetarët mund të sjellë te një katastrofë e madhe”; nënvizoi Talevski. (koha.mk)