Kaplohen nga zjarri bari i thatë dhe disa druj të lartë në oborrin e kazermës në Ohër. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i zjarrfikësve të Qytetit të Ohrit, ku në ndihmë ju kanë dalë edhe makinat e zjarrfikësve të Aeroportit të Ohrit si dhe banorët lokal. Flaka e madhe është e dukshme edhe prej qendrës së qytetit. Zjarri ka shkaktuar shqetësim të madh në mesin e banorëve lokal, pasi që ekziston rreziku që ai të kapë edhe oborret e shtëpive përreth.