Athinë, 12 gusht – Zjarr i madh ka shpërthyer afër Athinës me ç’rast autoritetet kanë urdhëruar evakuim të vendeve përreth.
Zjarri në paralagjen Peania në lindje të Athinës përhapet shpejt dhe mund të shihet këtë mëngjes nga kryeqyteti.
Janë evakuuar një kamp në ishullin Elafonisos si dhe një fshat afër Maratonës pranë Athinës. Të paktën 130 zjarrfikës me 42 automjete janë angazhuar për shuarjen e zjarrit.
Momentalisht më shumë se 50 zjarre pyjore janë aktive në Greqi.