Zjarr i fuqishëm në afërsi të komunës së Petrovecit

Shkup, 18 shtator – Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në afërsi të komunës Petrovec e sipas informacioneve nga tereni po digjet një hapësirë e fushës me barë të thatë ndërsa afër ka edhe një mal ndërkohë që thuhet se zjarri po përparon drejtë malit por edhe drejtë fshatit.

Në rrjetet sociale po publikohen foto dhe video nga vendi i ngjarjes derisa bëhet thirrje tek qytetarët që të dalin të ndihmojnë.(koha.mk)