Vendi juaj jo vetëm ushtarakisht, por edhe politikisht është shumë i rëndësishëm për Misionin e NATO-s në Afganistan “Mbështetje e shkëlqyer”, sepse çdo anëtare është vlerë plotësuese. Dëshiroj vendi juaj së shpejti t’i ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm dhe shumë shpejtë të bashkangjitet drejt Aleancës, si anëtarja e saj e 30-të.
Këtë e porositi sot në Kabul administratori i lartë ciliv i NATO-s për Afganistanin Korneluis Zimerman, pas takimit në Komandën Qendrore të Misionit në Kabul, me ministren e Mbrojtjes të Maqedonisë Radmilla Shekerinska, e cila është për vizitë në kontingjetin e Maqedonisë “Mbështetje e shkëlqyer”.
“Dy bashkëbiseduesit në takim kanë folur për gjendjen në Afganistan dhe mundësitë të cilat hapen për zgjidhje politike të krizës në vend, e cila zgjat tashmë 17 vite”, lajmëroi raportuesi i MIA-s nga Kabuli.
“I dukshëm është përkushtimi juaj në misionin e NATO-s në Afganistan. Forcat tuaja kontribuojnë në mënyrë shumë të rëndësishme në misionin për trajnim, asistim dhe këshillim të forcave afgane”, tha Zimerman.
Shekerinska theksoi se në takim kanë folur për problemet politike dhe situatën politike në Afganistan në momentin kur hapet mundësia për gjetje përfundimtare të zgjidhjes politike për krizën.
“Vendet-anëtare të NATO-s e përkrahin këtë mision shumë vite dhe tani për herë të parë ekziston shans për dialog politik, negociata politike, të cilat mund të shkaktojnë kthesë në gjendje. Kemi marrë falënderim të madh dhe të fuqishëm për shkak të angazhimit tonë të madh”, tha Shekerinska.
Duke përkujtuar se Maqedonia është njëra nga shtetet e cila nga vetë fillimi i misioneve të NATO-s në këtë vend është angazhuar ta japë kontributin e saj, ajo theksoi se se vendi vazhdon me atë angazhim.
“Kjo është mënyra më e mirë që Maqedonia të tregojë se çka ka për të ofruar dhe të marrë forca të cilat do ta garantojnë edhe sigurinë e saj”, deklaroi Shekerinska pas takimit me Zimermen.
Ajo gjatë vizitës së Komandës Qendrore, ku ishte pritur nga 27-të pjesëtarët e ARM-së, të cilët shërbejnë atje – tre oficerë të shtabeve dhe 24 pjesëtarë të Njësisë për mbrojtje të forcave, u takua edhe me komandën e “Mbështetjes së shkëlqyer”, gjeneralin amerikan Ostin Miler.
Ministrja Shekerinskja në Kabul arriti në mëngjes, ndërsa ishte pritur në aeroportin “Hamid Karzai” nga komandanti i kontingjentit të Maqedonisë, koloneli Kenan Rahiq dhe 12-të pjesëtarët e Maqedonisë në Komandën për trajnim, këshillim dhe asistencë – Kryeqyteti (KOSA-GG), e cila vepron në suaza të aeroportit, si dhe nga nëntë pjesëtarët e kontingjentit të KOSA-Veri, të cilët nga Mazar-e-Sharif erdhën këtu për vizitë të Shekerinskës.
Kontingjenti i Maqedonisë, siç lajmëroi raportuesi i MIA-s nga Kabuli, ka 49 pjesëtarë, ndërsa Maqedonia në Misionin e NATO-s “Mbështetje e shkëlqyer” u përfshi nga vetë fillimi i saj, 1 janar 2015. “Mbështetje e shkëlqyer” është mision joluftarak i NATO-s përkushtuar trajnimit, këshillimit dhe ndihmës së forcave kombëtare afgane për mbrojtje dhe siguri. Ajo ishte lansuar pas përfundimit të Misionit paraprak të NATO-s në Afganistan, ISAF.