Munih, 12 nëntor – Ministri gjerman i Punëve të Brendshme Horst Zihofer do të tërhiqet nga funksioni kryetar i Unionit Kristian-Social (CSU), njoftoi DPA, duke iu referuar burimeve partiake.
Zohover, gjithashtu, u ka thënë anëtarëve të partisë së tij se planifikon ta braktis vendin e ministrit para përfundimit të mandatit, i cili përfundon në vitin 2021.
Pritet gjatë kësaj jave ai ta publikojë vendimin për tërheqjen, ndërsa lideri i ri duhet të zgjidhet në kongresin e partisë, nga fillimi i javës së ardhshme.
CSU është parti motër e Unionit Kristian-Demokrat (CDU) të kancelares Angela Merkel.