Strugë, 14 shkurt – Strugë, pas zënkës me burrin, gruaja sulmon vjehrrin me thikë
Një banore e Strugës ka sulmuar me thikë vjehrrin e saj pas një zënke me bashkëshortin e saj.
Sipas policisë, kundër 43-vjeçares H.M nga fshati Radolishtë është ngritur kallëzim penal për veprën penale “Kërcënim me mjet të rrezikshëm gjatë rrahjes ose mosmarrëveshjes”.
“Më datë 07.02.2018 në fshatin Radolishtë në shtëpinë e J.H 70 vjec pas mosmarrëveshjes ndërmjet të denoncuarës dhe bashkëshortit të saj, i cili është djalë i J.H, e njëjta pas kërcënimeve verbale, fizikisht ka sulmuar J.H dhe me thikë e ka prerë në pjesën e kokës”, njofton policia.