Ministri federal gjerman i Punëve të Jashtme Zigmar Gabriel e dënoi dhunën në Kuvendin e Maqedonisë dhe bëri thirrje për formim të qeverisë si hap i ardhshëm pas zgjedhjeve të realizuara.
“Përjetuam tani, në (IRJ) të Maqedonisë, kandidate për pranim në BE, të hyhet me dhunë në Kuvend, të goditen deputetë dhe atje të mbizotërojë atmosferë, e cila aspak nuk ndërlidhet me atë që ne e presim në Evropë. Atje përfundimisht tani duhet të formohet qeveri, për shkak se kishte zgjedhje demokratike. Ajo që partia e deritanishme qeveritare këtë po e refuzon, që ithtarë të saj hyjnë me dhunë në parlament, godasin deputetë aspak nuk është e pranueshme. Kjo menjëherë duhet të ndryshojë dhe duhet të jetë sinjal i qartë nga këtu, nga Malta”, thuhet në deklaratën me shkrim nga ministri Gabriel, i cili merr pjesë në takimin joformal ministror të shefave të diplomacisë të BE-së dhe vendeve kandidate.