Thiago Alcantara ose asgjë, siç e ka thënë njëherë Pep Guardiola. Kur mesfushori i Spanjës dhe Bayern Munich luan siç po e bën tani këtë moment, e kupton se çfarë ka dashur të thotë Guardiola. Anglia e pa shumë mirë se çfarë di të bëjë Thiago teksa Spanja e tij mposhti Tre Luanët me rezultatin 2-1 në Wembley, duke provokuar komente se ai ishte lojtari ë i duhej Gareth Southgate. Por fatkeqësisht për Southgate, ai nuk mund ta zgjidhë këtë problem, por klubet e Premier League po.
Dhe ekipi i fundit që përflitet për një transferim të fantazistit është Manchester United. Në mes të zërave të ardhjes së Zinedine Zidane në vend të Jose Mourinho-s në Old Trafford, Thiago është një nga emrat e përmendur që thuhet të jetë në listën e transferimeve të francezit. Unitet ishte shumë pranë lojtarit më 2013, përpara se Bayern t’i mundte për firmën e tij. Gjashtë vite më pas, shanset e transferimit të Thiago-s tek United janë më të mëdha pasi të luash nën drejtimin e Zidane është më tërheqëse se të luash nën drejtimin e Moyes. Por deri tani nuk ka asgjë konkrete, teksa Bayern nuk do të hiqte dorë kollaj nga mesfushori.