Trajneri i Real Madridit , Zinedine Zidane insiston se Vinicius Junior është në planet e tij dhe është e ardhmja e klubit mbretëror. I riu brazilian ka luftuar për minuta të plotë nën urdhrat e Zidanet dhe në disa ndeshje që ka luajtur, ishte jashtë pozicionit të tij. Megjithatë, trajneri francez ka thënë se ka besim të madh tek talenti brazilian dhe ai është e ardhmja e Realit.
“Ai ka besimin e trajnerit të tij, që jam unë”, ka thënë fillimisht Zidane. “Vinicius përfaqëson të ardhmen e Madridit, thjesht do të marrë kohë. Ndonjëherë ai nuk luan. Por, unë kam besim të plotë te Vinicius, dhe jam duke llogaritur te ai”, përfundoi francezi.