Zinedine Zidane është arsyetuar për mospërfshirjen e Gareth Bale në skuadrën e Real Madridit për ndeshjen ndaj Villarrealit të dielën pasdite, duke thënë se vendimi i tij nuk ka qenë ogurzi. Shumë persona mbeten të habitur kur kuptuan se trajneri Zidane e kishte lënë anësorin uellsian jashtë skuadrës për ndeshjen me Villarrealin, informon Gazeta Express, transmeton gazeta Koha.
Pas ndeshjes, të cilën Madridi e fitoi 3:2, Zidane u pyet përse e kishte injoruar Bale-in. “Mua më duhet ta zgjedh skuadrën dhe kjo është e tera”, tha Zidane. I pyetur nëse vendimi i tij ishte mesazh për Bale, Zidane u përgjigj: “Jo, interpretojeni si të doni. Ama mua më duhet ta zgjedhë ekipin, kjo është e gjitha”, insistoi ai.