Juventus do të bëjë disa ndryshime të mëdha në skuadër, duke filluar nga trajneri. Nëse Maxi Allegri nuk e fiton Champions League, atëherë do të shkarkohet në fund të sezonit, bën të ditur ATSH, transmeton gazeta KOHA.
Me shkarkimin e trajnerit italian, në krye të skuadrës së Juventusit pritet të vijë Zinedine Zidane, që aktualisht është i papunë. Por, trajneri francez nuk do të vije i vetëm në ‘Allianz Stadium’, pasi atij pritet t’i bashkohet Isco dhe Marcelo.