Trajneri francez, Zinedine Zidane, ka hyrë në histori të Real Madridit. “Los Blancos” përmbysen rezultatin ndaj Deportivos për të fituar në fund 3:2, shkruan Gazeta Express. Pas kësaj fitoreje, Zindane ka shkuar në 35 ndeshje pa humbje, duke thyer kështu rekordin e Leo Beenhakker me 34 ndeshje pa humbje, i cili e kishte vendosur në sezonin 1988/89.