Zidane foli për “Real Madrid TV” dhe një konferencë për shtyp pas triumfit të ekipit të tij kundër Espanyol:
“Unë doja fitoren, sepse ishte e rëndësishme për të marrë tre pikët dhe, mbi të gjitha, gjithashtu, preferoj pjesën e parë. Në pjesën e dytë ishin pak të lodhur, sepse pas shumë lojërash, diçka e tillë është normale. Ajo që më shqetëson është se shumë lojtarë të mi nuk do të pushojnë, sepse shkojnë me kombëtaret. Është shumë e vështirë kur luan ndaj një ekipi shumë të mbyllur, duhet të jesh i duruar. Sot ne duhet të mendojmë vetëm për fitoren, e cila është shumë e rëndësishme.
Ronaldo? Ai nuk është i lodhur, ka qenë shumë i zhgënjyer, sepse nuk ka shënuar ende në La Liga, por ky është futbolli.
Evolucioni i Isco? Ai ka më shumë besim, e di se tani është shumë i rëndësishëm, edhe pse ka qenë gjithmonë i tillë. Kohët e fundit është shumë i kënaqur në fushë me shokët e skuadrës. Shpresoj se mund të shohim një Isco edhe më të mirë.”