Zidane rezulton pozitiv me COVID-19

23

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka rezultuar pozitiv në testin për coronavirus të njohur ndryshe si COVID-19. Kjo javë po del të jetë njëra nga më të këqijat për trajnerin e Los Blancos, francezin Zidane.

Pas humbjes nga Alcoyano dhe eliminimit nga Copa del Rey, Zidane ka marr edhe një lajm të keq.

Sipas gazetës Marca, Zidane thuhet se ka rezultuar pozitiv për COVID-19, ndërsa lajmi disa minuta më vonë është konfirmuar edhe nga klubi mbretëror.

“Real Madrid CF njofton se trajneri ynë Zinedine Zidane ka dalë pozitiv për COVID-19”, thuhet në njoftim.

Lajmi u zbulua pak para se trajneri të fliste në konferencën e tij të shtypit të së premtes përpara ndeshjes së La Ligas kundër Alavesit.

Kështu, Zidane pritet të izolohet deri tek një test i ardhshëm negativ, ndërsa nuk do të jetë në dispozicion për disa nga ndeshjet e ardhshme.