Real Madridi është duke kaluar në një formë aspak të mirë. ‘Los Blancos’ kohëve të fundit po e gjejnë vetën në krizë të rezultateve pozitive. Madje, së fundmi ‘Mbretërit’ kanë pësuar dy humbje radhazi, atë kundër Alaves në ‘Santiago Bernabeu’, si dhe mbrëmë u mposhtën nga Shakhtari si mysafir, në kuadër të Ligës së Kampionëve. Pas humbjes së mbrëmshme trajneri Zidane ka deklaruar se nuk po e mendon dorëheqjen, madje kjo nuk është aspak në planet e tij. Por, si duket largimin e teknikut francez e duan vet lojtarët e klubit. Sipas raportimeve të gazetës spanjolle, ‘Don Balon’ katër lojtarë duan shkarkimin e Zidanes. Vinicius Junior, Rodrygo Goes, Eder Militao dhe Odegaard nuk janë të kënaqur aspak me vendimet e 48 vjeçarit. Kjo pakënaqësi ka ardhur pasi ai nuk po u beson minuta, kurse dëshira e tyre është të aktivizohen sa më shumë.
Mirëpo, Zinedine Zidane ka insistuar se ai nuk do të largohet nga Real Madridi, edhe pse pësoi humbje 2-0 në takimin e dytë në Ligën e Kampionëve.
“Nuk do të jap dorëheqje”, ka thënë strategu francez. “Ne ishim shumë më të mirë në pjesën e parë, por na munguan golat. Kemi bërë presion të mirë, kemi luajtur mirë. Topi nuk hynte brenda në portë. Kishim shanse dhe kemi goditur shtylla, mirëpo gjërat më pas u komplikua. Jam i fortë dhe do jap gjithçka nga vetja. Mendoj se e kemi merituar të fitojmë. Kishim shanse. Nuk duhet t’i ulim kokat. Nëse keni një ecuri të keqe, ju duhet të vazhdoni”, deklaroi Zidane.
Real Madridit tani i duhet të mposhtë Borussia Monchegaldbachun, në mënyrë që të ketë mundësi që të kalojë fazën e grupeve.