Tashmë është konfirmuar. Zinedine Zidane nuk do të jetë menaxheri i ri i PSG-së, ka konfirmuar pronari i klubit Al-Khelaifi.
“Ne kemi vendosur për opsione tjera për menaxherin e ri – opsionin më të mirë për idetë taktike tona”, ka thënë ai për Le Parisien.
Më shumë gjasë, menaxher i ri i Paris Saint – Germain do të jetë Christophe Galtier, me të cilin është duke u punuar që të emërohet trajner i klubit.