Zidane mund të shkarkohet të shtunën. Kështu bëjnë të ditur mediat spanjolle, që e lidhin francezin me një largim nga “Santiago Bernabeu”, shkruan GazetaBlic, përcjellë gazeta Koha
Sipas raportimeve të fundit nga gadishulli Apenin, e ardhmja e tij në Real Madrid është në dyshim pas bilancit aspak pozitiv në javët e para të edicionit të ri në La Ligë, që ka shtuar dyshime se mund të ndodh që kryesia e klubit të vendos për shkarkimin e tij, paralajmëron “AS”.
Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në fundjavë, ku galaktikët presin Levanten.