Zinedine Zidane ka mohuar t’u thotë lojtarëve të Real Madridit këtë javë që ai do të largohet nga klubi, duke pretenduar se ai “kurrë, kurrë nuk do t’ua thoshte këtë lojtarëve të mi”.
Gazeta të shumta kanë konfirmuar se Zidane ka njoftuar largimin brenda skuadrës, me spekulime se lodhja fizike dhe mendore e trajnerit ishin arsye të mundshme për largimin e tij.
“Si mund t’u them lojtarëve që po largohem tani? Ne po japim gjithçka për titullin dhe unë thjesht them nga rruga, ‘unë po iki’.
Njerëzit jashtë klubit mund të thonë çfarë të duan, por unë kurrë, kurrë nuk do t’ua thosha këtë lojtarëve të mi”, u shpreh francezi.