Madridi e ka shënuar vetëm një gol në tri ndeshjet e fundit dhe e regjistroi edhe një barazim tjetër pa gola të dielën kundër Athletic Bilbao, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha. Lëshimi i dy pikëve ndaj Athletic Club nënkupton se gjiganti madrilen tani ngel dy pikë prapa rivalit dhe liderit, Barcelonës, në La Liga.
I pyetur nëse skuadrës i mungon Ronaldo, Zidane u përgjigj: “Jo”.
“Gjithçka që kemi nevojë është të vazhdojmë ta bëjmë atë që jemi duke e bërë. Është vetëm një moment, janë vetëm dy ndeshje që nuk shënojmë gol. Kështu e ka futbolli. Do t’i kthehemi punës dhe kur t’ia nisim të fitojmë përsëri, do ta tejkalojmë këtë problem”, shtoi ai.
Francezi më pas këmbënguli: “Ju më pyesni, unë përgjigjem. Nuk kemi nevojë për asgjë. Thjesht duhet të vazhdojmë ta bëjmë atë që jemi duke e bërë”.