Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, thotë se Isco dhe Marcelo janë “të gatshëm për të luajtur”, pavarësisht se janë ndaluar të luajnë nga Santiago Solari.
Isco u la jashtë skuadrës pas humbjen katastrofale të Los Blancos ndaj Ajax në Ligën e Kampionëve javën e kaluar dhe nuk u bashkua me shokët e tij në autobus e skuadrës, shkruan GazetaBlic, transmeton gazeta KOHA.
Mesfushori më vonë kërkoi falje, por u la përsëri jashtë edhe në fitoren 4-1 ndaj Valladolit të dielën dhe po përballet me masa disiplinore për mungesën me udhëtimit me autobus.
“Asgjë, ne jemi këtu për të punuar dhe për të menduar për futbollin, asgjë tjetër. Ai dëshiron të luajë, asgjë më shumë, veprim disiplinor, asgjë. Ai duket mirë. Nuk e kisha parë atë për disa kohë, por mendoj se ai ka parë të mirën këto ditë të fundit”, u shpreh Zidane.